Anëtarët e Parlamentit Evropian në Strasburg u paralajmëruan të enjten të mos pinë ujë nga shishet e shpërndara brenda hapësirave të brendshme, pasi njerëzit u sëmurën, duke dyshuar se bëhet fjalë për “shishe të ndotura”.
“Ju kërkohet të mos pini nga asnjë shishe uji në ambientet e PE në Strasburg”, thuhej në një mesazh me tekst urgjent dërguar mijëra punonjësve dhe politikanëve, shkruajnë mediat e huaja, raporton Politico transmeton Arbresh.info.
SMS dha një numër mjekësor të urgjencës për t’u kontaktuar “në rast ekspozimi” dhe tha se shishet u shpërndanë edhe në zyrat e presidentes Roberta Metsola.
Shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian theksoi se autoritetet franceze ishin informuar për këtë çështje.
“Kontrollet e duhura janë duke vazhduar”, shkruan shërbimi i shtypit. “Mesazhi paraprak është dërguar në kuadër të detyrës së kujdesit të institucionit”, shtuan ata.
Një zyrtar i BE-së ka bërë të ditur se një numër njerëzish ishin sëmurë, por që atëherë u shëruan pasi kishin pirë ujë në shishe, ndoshta nga një shishe qelqi e larë keq.
Ndërtesa e Strasburgut prej kohësh ka një problem me sigurinë e ujit të pijshëm, por normalisht nga çezmat.
Në vitin 2021, presidenti i ndjerë i Parlamentit, David Sassoli hodhi poshtë idenë se ai ishte infektuar me sëmundjen e Legjionerit nga uji në ndërtesën e institucionit në Strasburg .
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...