“Disa shtete arabe kanë rol në transferimin e ISIS-it në Afganistan”

11:34 | 2 Mars 2019
Arbresh.info

Komandanti i Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Shademani, pretendon se disa shtete arabe kanë luajtur rol në transferimin e terroristëve të DAESH-it në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Tasnim, Shademani tha se “Armiku i cili zbatoi planin e DAESH-it në Irak dhe Siri, tani po e vazhdon edhe në Afganistan dhe disa shtete arabe kanë rol në transferimin e militantëve të DAESH-it në Afganistan”.

Pasi ka paralajmëruar se transferimi i militantëve të DAESH-it në Afganistan do të jetë në dëm kryesisht të Kinës dhe Rusisë, komandanti Shademani ka pretenduar se për organizatën po kërkohet hapja e hapësirës në Afganistan ashtu sikurse në Irak dhe Siri.

Shademani pretendon se edhe SHBA-ja ka gisht në transferimin e militantëve të DAESH-it në vendin në fjalë, por se plani i qeverisë së Uashingtonit do të dështojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme