Xhamia turke në Mariupol të Ukrainës është dëmtuar gjatë përleshjeve midis forcave të vendit dhe atyre ruse, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, struktura kryesore e Xhamisë së Sulejmanit të Madhërishëm në Mariupol, e ndërtuar nga një bamirës turk për nder të sulltanit të famshëm dhe gruas së tij Sulltaneshës Hyrrem, i ka mbijetuar konflikteve pa dëme, por disa pjesë të përreth janë dëmtuar.
Në veçanti, hyrja e kopshtit të xhamisë dhe shatërvani janë dëmtuar nga raketat që kanë rënë në afërsi. Pjesë të vogla guri dhe betoni janë derdhur në xhami për shkak të shpërthimeve jashtë.
Kur filloi lufta, Turqia zhvilloi aktivitete intensive diplomatike me Rusinë dhe Ukrainën për të evakuuar civilët që ishin strehuar në xhami. Pasi zona ku ndodhej xhamia kaloi nën kontrollin e ushtrisë ruse, civilët në xhami u evakuuan.
Xhamia, e cila u hap për adhurim në vitin 2005, ishte një nga vendet e vizituara nga turistët që vinin në qytet para luftës.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale