Shirat e furishme kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe vërshime në kampe të refugjatëve duke zhvendosur mijëra myslimanë të komunitetit pakicë Rohingya në Bangladesh këtë javë.
Të paktën gjashtë persona të komunitetit Rohingya, duke përfshirë tre fëmijë kanë vdekur nga rrëshqitja e dheut dhe vërshimet. Ndërsa, 15 qytetarë të Bangladeshit u mbytën dhe më shumë se 200 mijë kanë mbetur të bllokuar nga vërshimet, tha administratori i zonës, Mamunur Rashid.
Më shumë se një milionë persona të komunitetit Rohingya jetojnë në kampe të mbipopulluara në distriktin në kufi me Cox’s Bazar, ndërtesën më të madhe për refugjatët në botë.
Agjencia për Refugjatët në Kombet e Bashkuara tha se më shumë se 21 mijë refugjatë janë prekur nga vërshimet ndërsa më shumë se 4 mijë strehë janë dëmtuar ose shkatërruar.
Refugjatët, shumë prej të cilëve ende janë duke u rikuperuar nga zjarret që përshkuan kampet në mars, thanë se rrëshqitjet e dheut dhe vërshimet i kanë lënë shtëpitë e tyre të mbuluara me baltë./REL/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...