Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak pritet të njoftojë sot vendimin e qeverisë së tij për çështjen e emigrantëve ilegalë shqiptarë.
Mediat britanike raportojnë se vendimi është arritur pas disa javësh negociata intensive me qeverinë shqiptare, lidhur me fluksin e madh të varkave me emigrantë ilegalë që shkojnë në Britani përmes Kanalit, ku një pjesë e madhe e tyre janë shqiptarë.
Sunak pritet të propozojë vënien e Shqipërisë në të njëjtin nivel me vendet “të sigurta” të BE-së, çka do t’i hapte rrugën deportimeve të shpejta të emigrantëve shqiptarë që kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Ministrat britanikë do të përpiqen të shmangin kritikat nga avokatët e të drejtave të njeriut duke argumentuar se masat janë në përputhje me vendet e tjera evropiane, të cilat e trajtojnë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe në këtë mënyrë përjashtojnë shqiptarët nga e drejta për të kërkuar azil.
Downing Street po shqyrton gjithashtu propozimet për kthimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne në vendin e tyre që aplikimet e tyre të përpunohen në Shqipëri për të parandaluar që ata të shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Vendimi për të refuzuar azilin veçanërisht ndaj shqiptarëve është kritikuar nga zyrtarët e OKB-së të cilët janë shprehur se shkelen hapur konventat ndërkombëtare për emigrantët.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...