Disa emigrantë janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur pasi një gomone u zbulua në Oqeanin Atlantik nga autoritetet spanjolle.
Roja bregdetare e Spanjës tha se shpëtoi 13 persona që u gjetën në bordin e anijes së goditur pranë Ishujve Kanarie të hënën.
Por sipas grupeve humanitare, dëshmitarët thonë se më shumë se anija kishte transportuar më shumë se 40 njerëz dhe shumë janë të zhdukur, shkruan Euronews.
Një zëdhënës i OJQ-së “Caminando Fronteras” tha se trupat e 16 emigrantëve ishin gjetur, ndërsa 12 të mbijetuar nga mbytja e anijes ishin arrestuar.
Vitin e kaluar, 3,077 emigrantë vdiqën ose u zhdukën ndërsa përpiqeshin të arrinin në Evropë përmes detit, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët. Kjo përfshin 1,153 njerëz që vdiqën në rrugën detare nga Afrika veriperëndimore në Ishujt Kanarie.
Ndërkohë, zyrtarët paralajmërojnë se të paktën 478 njerëz tashmë kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë përpjekjes për të arritur në Evropë në vitin 2022.
OKB-ja u ka bërë thirrje qeverive të zhvillojnë “alternativa” ndaj rrugëve të rrezikshme detare që azilkërkuesit përdorin dëshpërimisht për të arritur në tokën evropiane./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...