Ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Bill Richardson, që ka negociuar me shumë udhëheqës të botës, nga Saddam Husseini, te diktatorët ushtarakë të Mianmarit e deri tek ish-lideri koreano veriore Kim Jong II, ka dhënë një paralajmërim për presidentin Donald Trump.
Richardson, i cili ka vizituar disa herë Veriun, e ka mirëpritur takimin që pritet të ndodhë me udhëheqësit amerikan dhe atij koreano verior, të cilën lëvizje ai e ka quajtur të guximshme, transmeton portali arbresh.info
“Është lëvizje e guximshme, por Trump duhet të dijë që ky nuk është një shou televiziv. Nevoitet ekip dhe strategji e fuqishme”, ka thënë ai.
Diplomati tha se një “gjest i vullnetit të mirë” nga ana e Phenianit, do të ishte lirimi dhe ekstradimi i tre amerikanë që po mbahen të burgosur atje, si dhe ka shtuar se shenjë tjetër do të ishte lirimi i mbetjeve amerikane të vrarë gjatë Luftës Koreane.
Megjithatë, Richardson ka shtuar se “ne duhet të sigurohemi që ne të mos bien me një kurth të vendosur nga koreano veriorët, të cilët janë shumë të mirë në fillimin e negociata dhe më pas tërhiqen”./arbresh.info/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...