Boris Bondarev, këshilltar i misionit të përhershëm të Rusisë në zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, ka dhënë dorëheqjen për shkak të luftës ruse ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bondarev e publikoi letrën e dorëheqjes edhe në rrjetet sociale.
“Kam parë shumë ndryshime në politikën tonë të jashtme në karrierën time diplomatike 20-vjeçare, por kurrë nuk jam turpëruar nga vendi im si nga 24 shkurti”, tha Bondarev.
Duke përmendur luftën aktuale midis Rusisë dhe Ukrainës, Boris Bondarev tha se më nuk mund të jetë pjesë “e këtij turpi të përgjakshëm, të panevojshëm dhe të palogjikshëm”.
Në letër, Bondarev më tej theksoi se në 18 vjet, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është shndërruar nga një diplomat i suksesshëm në një person që kërcënon botën dhe shpall konflikte.
“Ministria nuk ka më asnjë lidhje me diplomacinë. Ky vend është kthyer plotësisht në qendër të nxitjes së luftës, gënjeshtrave dhe urrejtjes”, përfundoi Bondarev.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...