Presidenti rus, Vladimir Putin e ka emëruar sot, Anatoly Antonov, për ambasador të Rusisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Antonov njihet si diplomat vetran, i cili aktualisht është i sanksionuar nga Bashkimi Evropian për rolin e tij në ndërhyrjen e Moskës në Ukrainë.
Antonov, 62 vjeçar, që ka shërbyer në ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes, është emëruar sot në këtë pozitë, pas një njoftimi të paraqitur në faqen e internetit të Kremlinit, transmeton rel.
Në shkurt të vitit 2015, Bashkimi Evropian e ka shtuar në listën e personave të sanksionuar, pasi Moska ka aneksuar Krimenë dhe ka mbështetur separatistë të armatosur në lindje të Ukrainës.
Kanada dhe Ukraina po ashtu i kanë vënë sanksione Antonovit.
Më shumë se 10,000 persona kanë vdekur nga fillimi i konfliktit më 2014, në mes të forcave të qeverisë ukrainase dhe separatistëve prorusë, të cilët kontrollojnë dy provinca në lindje të Ukrainës.
Antonov do të zëvendësojë Sergei Kislyak, i cili ka qenë ambsador i Rusisë në Uashington nga viti 2008.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...