Diplomati norvegjez Geir O. Pedersen, ka filluar detyrën si përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga llogaria e tij në Twitter, Pedersen ka njoftuar se dje ka vizituar ekipin e tij në Zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës dhe se ka filluar detyrën.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres emëroi Pedersen në këtë detyrë në muajin nëntor, pasi Staffan de Mistura njoftoi dorëheqjen e tij.
Në këtë mënyrë Pedersen, pas Kofi Annan, Lahdar İbrahimi, De Mistura është përfaqësuesi i 4-t i OKB-së në luftën e brendshme që vazhdon në Siri prej 8 vitesh.
I lindur në Oslo në vitin 1955, Pedersen që nga 9 qershori 2017 ushtronte detyrën e ambasadorit të Norvegjisë në Pekin. Ai ka kryer detyrën si përfaqësues norvegjez në Autoritetin Palestinez mes viteve 1998 – 2003 dhe ka marrë pjesë në negociatat e Oslos të zhvilluara në vitin 1993 mes qeveris izraelite dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës.
Gjatë viteve 2005-2008 ai ka kryer edhe detyra të ndryshme në nivelin e zyrtarit të lartë të OKB-së në Liban. Diplomati norvegjez gjatë viteve 2012-2017 ka kryer detyrën në përfaqësinë e përherhershme të vendit të tij në New York ndërsa para kësaj në Drejtorinë e përgjithshme të Departamentit të Paqes dhe Çështjeve Humanitare të Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...