Një diplomat i lartë gjerman është sot në Teheran. Ai do mundohet që të bindë Iranin që të vazhdojë të respektojë marrëveshjen për energgji nukleare, përkundër tërheqjes së njëanshme të SHBA’së dhe presionit të madh që po vjen nga Washingtoni për këtë çështje.
Ministria e jashtme e Gjermanisë tregon që diplomati i lartë Jens Ploetner do takohet sot me zëvendës ministrin e punëve të jashtme të Iranit Abbas Araghchi të martën.
Vizita vjen pasi tesntionet në këtë rajon janë rritur shumë. Gjithashtu kjo vjen në një kohë kur Irani ka deklaruar se nënshkrueset tjera të marrëveshjes nukleare, që janë Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia, kanë dy muaj kohë që të zhvillojnë një plan për të mbrojtur Iranin nga sanksionet amerikane.
Ministria gjermane thotë se ka një mundësi që diplomacia mund të bind Iranin që të vazhdojë të respektojë marrëveshjen dhe gjithashtu paralajmëron që palët nuk duhet të nguten rreth kësaj çështje pasi që kjo mund të sjellë deri tek keqkuptimet e më pas deri tek konflikti. /Express/
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...
Napoli interesohet për Zhegrovën, mirëpo Lille nuk e lëshon ...
Katër thasë me monedha ari dhe argjendi gjenden të fshehura ...