Ish-kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve Joe DioGuardi thotë se politika amerikane ndaj shqiptarëve nuk do të ndryshojë pavarësisht se kush do të udhëheq me Shtëpinë e Bardhë në katër vjetët e ardhshme.
“Por pavarësisht rezultatit shqiptarët duhet të kenë besim se ende kemi miq në Uashington, pavarësisht a fiton Joe Biden apo Donald Trump. Siç e dini ka qenë gjithmonë politikë e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane që të punojë si me demokratët ashtu edhe me republikanët. Pra, ne nuk e bëjmë këtë në baza ideologjike, sepse jemi një lobi dypartiakësh”, tha DioGuardi.
Por ai ka shprehur mbështetjen e tij publike për kandidatin demokrat.
“Unë jam një republikan i regjistruar por së fundi unë dola publikisht që do të votojë për Joe Biden. E bëra këtë sepse mendoj se është me rëndësi, sidomos për popullin shqiptar që të kutojë se kemi histori të gjatë me Joe Biden, duke filluar nga koha kur unë isha kongresmen në vitet e 80’ta”, theksoi ai në emisionin ‘Prime Time’ në Kanal10.
DioGuardi mendon se me ardhjen e Biden në krye të SHBA’së, shqiptarët mund të fitojnë disa përparësi.
“Ai ka bërë udhëtime në Kosovë dhe ka bërë shumë punë të mirë, dhe besoj që na duhet të shpresojmë që ai të bëhet president sepse atëherë mund të kemi më shumë përparësi”, shpjegoi ai.
Ai është i bindur se shumica e shqiptarëve përkrahin Biden.
“Nuk kam asnjë dyshim, edhe nga ajo që shoh në media, e di që shumica e shqiptarëve do të votojnë për Joe Biden. Sepse e dinë se çfarë ka bërë ai edhe para se të bëhej zëvendëspresident’, theksoi ai.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...