Dy burra dalin nga një Bentley Continental, një makinë luksoze me vlerë më shumë se 200 mijë euro.
“Mbreti është kthyer”, këndon intepretuesi, përderisa ata ecin drejt një shtëpie me gra gjysmë të zhveshura, transmeton portali arbresh.info
Gjëja më interesante e këtij video klipi është se personi që del nga makina është Francisco Tejon, trafikanti më i madh i madh i drogës në Campo de Gibraltar, në jug të Spanjës.
Tejoni është udhëheqësi i klanit Castaña, një kartel që ka bërë më shumë se 30 milionë euro nga trafikimi i drogës në vitet e fundit, sipas hetuesve të policisë. Një urdhër për arrestimin e tij ka dalë që nga viti 2016, por duke qenë një prej burrave më të kërkuar në Spanjë, nuk e pengoi Tejonin të luante në videoklipin muzikor për këngën Candela.
Video klipi u publikua me 2 tetor në YouTube dhe deri me tani ka marrë më shumë 41 mijë shikime.
Burime të policisë spanjolle ga La Línea de la Concepción, një nga zonat më të goditura nga krimi i drogës në rajon, ka konfirmuar se njeriu në klip është Tejon.
Policia tashmë ka filluar hetimet, ndërsa kanë theksuar se videoklipi është një shenjë arrogance kundrejt forcave të sigurisë, të cilat po punojnë për të hequr qafe klanet e drogës./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...