Richard Grenell, ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe emisar special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është i mbijetuar nga kanceri.
Mirëpo, sot një person ia kontestoi këtë. Me anë të një postimi në Twitter, ai kërkoi nga Grenell që ta provojë që i ka mbijetuar kancerit, shkruan lajmi.net.
E përgjigja e Grenell ishte shumë e ashpër. Ai postoi dy fotografi si kundërpërgjigje.
“Me të vërtetë? Ti e urren aq shum Trumpin sa që mendon se kam trilluar se kam pasur sëmundjen më të keqe në jetën time. Ti je i sëmurë. A është kjo provë e mjaftueshme?”, ka shkruar ai duke i bashkëngjitur edhe dy fotografi.
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...