Dikur ishte kundër ndërhyrjes së NATO’së në Kosovë, pësoi humbjen më të thellë në histori të partisë

21:37 | 15 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, ka treguar rezultatin më të dobët në zgjedhjet parlamentare që u mbajten në Britani të Madhe, duke marrë vetëm 203 vende. Ajo që mediat britanike e ngritën si çështje rreth garës së tij për kryeministër, ka qenë edhe mohimi i tij ndaj gjenocideve që u kryen në shumë lufëtra, madje edhe asaj në Kosovë, ku e kundërshtoi fuqishëm ndërhyrjen e NATO’së në vitin 1999.

Lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn pranoi sot se ka qenë i gjithë faji i tij për këtë dështim në zgjedhje, të cilat i fitoi bindshëm kundërkandidati i tij nga Konservatorët, Boris Johnson.

”Më vjen keq që morëm kaq pak, dhe unë marr përgjegjësinë për këtë”, ka thënë Corbyn.

Ajo që mediat e kanë ngritur si çështje, si dhe e kanë hulumtuar shumë, gjatë garimit të tij për Kryeministër kanë qenë edhe deklaratat e shumëta që i ka dhënë rreth luftërave të ndryshme, kryesisht duke i mohuar masakrat e gjenocidin që janë kryer në to.

“A e ka përkrahur Jeremy Corbyn ndonjëherë ndonjë luftë. Ai e ka kaluar jetën e tij duke bërë thirrje për paqe, por duke folur kundër ndërhyrjeve të Ushtrisë”, kështu kishte shkruar BBC në një artikull të publikuar pak më parë.

Ndërkaq, ish-kandidati për Kryeministër të Britanisë së Madhe e kishte kundërshtuar fuqishëm edhe ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë, ku krimineli serb Slobodan Milosevic po vriste, masakronte e përdhunonte me mijëra persona, përmes forcave të tij.

Gjendja e tmerrshme në Kosovë dhe gjenocidi që po kryhej këtu, kishte shtyrë NATO’n që të intervenonte dhe më 24 mars të vitit 1999 filloi ndërhyrja, ku falë saj, në qërshor edhe mbaroi lufta.

Por, këtë ndërhyrje Corbyn e kishte quajtur vetëm një ‘mashtrim’ ndërsa kishte thënë se gjenocidi në Kosovë nuk ekzistoi kurrë.

Për këtë ai kishte marrë akuza të rënda në shtetin e tij. Gazetarë të shumtë kishin dëshmuar me fakte Corbynit spastrimin etnik që kishte ndodhur në Kosovë./expres/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme