Dakordësia e arritur mes qeverisë dhe opozitës për armëpushim nuk ka ndalur dhunën në Nikaragua.
Gjashtë anëtarë të një familje u vranë në një sulm zjarrvënës të shtunën në mëngjes.
Opozita akuzoi milicinë pro-qeveritare për zjarrëvënien dhe frikësimin e atyre që u përpoqën t’i vinin në ndihmë viktimave.
Më shumë se 170 persona kanë vdekur prej muajit prill kur filluan protestat kundër Presidentit Daniel Ortega.
Qeveria mohoi çdo përfshirje në këtë incident, për të cilin fajësonte kriminelët.
Familja kishte një biznes dyshekësh, ndërsa vetë jetonte në katin sipër dyqanit.
Mediat vendase njoftuan se pronës i ishte vënë zjarri nga njerëz të maskuar që hodhën koktej molotovi në shtëpi.
Kreu i Organizatës së Shteteve Amerikane, Luis Almagro, tha se dënonte “këtë akt terrori, që është një krim kundër njerëzimit, i cili nuk mund të mbetet i pandëshkuar”.
Në një zonë tjetër në Managua, të paktën dy persona të tjerë u vranë në incidente të veçanta që iu atribuan grupeve pro-qeveritare të maskuara të mbështetura nga policia e armatosur.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike