Zonat rurale të Uellsit të ri jugor në Australi janë evakuuar plotësisht për shkak të zjarreve masive dhe të shumta në këtë shtet.
Flakët kërcënojnë seriozisht zonat e banuara dhe kanë bllokuar dhjetëra rrugë, duke e bërë evakuimin të detyrueshëm. Autoritetet lokale thanë se janë regjistruar 97 vatra zjarri nga të cilat 37 janë jashtë kontrolli.
Për fat më mirë, nuk ka raporte për viktima, për meritë të ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikëseve dhe ekipeve të emergjencës.
Temperaturat e larta që në disa zona kanë arritur rekorde mbi 45 gradë celsius dhe erërat e shkretëtirës që fryjnë fort, kanë shtyrë flakët që përparojnë me shpejtësi dhe pavarësisht përpjekjes masive për ti kontrolluar, nuk kanë të ndalur.
Më shumë se 2000 zjarrfikës janë angazhuar në këto përpjekje, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për zjarret më të rënda në historinë e këtij shteti.
Sipas mediave lokale, ndërsa natyra po ndihmon përparimin e flakëve, duket se nuk është ajo përgjegjëse për nisjen e tyre. Mësohet se një djalë 13-vjeçar dhe një grua 40-vjeçare janë arrestuar dhe akuzuar se ishin ata që ndezën zjarrin në një pyll, i cili më pas u përhap kudo.
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3
Lajçaku e nis vitin me vizitë në Amerikë, takon Kasanofin
Abdixhiku në Sallabajë të Podujevës: Populli i Kosovës ka ko...
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështi...
Real Madridi me lehtësi kalon në 1/8 e finales së Kupës
Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiqin ta dorëzojë Radoiç...