Rreth 22 makina janë djegur në disa zjarre në jug të Suedisë.
Kjo gjë nxiti pretendimet se qeveria e tanishme socialiste ka dështuar trajtimin e rritjes së krimit, transmeton portali arbresh.info.
Policia në qytetin e Trollhättan janë duke hetuar një zjarr që la deri 10 makina të dëmtuara, sipas Aftonbladet.
Ekipet e policisë dhe të shpëtimit u thirrën në zonën e Kronegården rreth orës 3:30 për të trajtuar një zjarr “të plotë” që kishte përfshirë tre makina përpara se të përhapej tek të tjerat.
Më shumë automjete në Helsingborg, Kalmar dhe Oxie u dogjën ose u dëmtuan.
Kuptohet që asnjë arrestim nuk është bërë ende në lidhje me sulmet.
Incidentet ndodhën përkundër vërejtjeve të kryeministrit Stefan Lofven, pas një sulmi masiv të zjarrvënies, që dëmtoi rreth 80 makina./Arbresh.info/
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje ...
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...