Policia japoneze është duke hetuar një diamant prej 200 milion jenësh (1,84 milion dollarë) që dyshohet se është vjedhur në një panair ndërkombëtar të bizhuterive pranë kryeqytetit Tokio, transmeton Anadolu Agency (AA).
Diamanti 50 karatësh u pa për herë të fundit brenda një vitrine xhami në ora 17:00 të enjten. Sipas policisë, një orë më vonë, pas mbylljes, diamanti ishte zhdukur kurse vitrina e diamantit ishte hapur.
Policia të shtunën deklaroi se dyshojnë se vjedhja e pretenduar është bërë diku në orët e fundit të ekspozitës së mbushur me njerëz në Yokohama, afër Tokios. Guri çmuar, i ekspozuar nga një kompani në Saitama, në veri të Tokios, ishte i vetmi që mungonte. Deri më tani askush nuk është arrestuar.
Hetuesit po kontrollojnë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një burrë duke u afruar drejt vitrinës gjatë kohës që dyshohet kur ka ndodhur vjedhja.
Ekspozita treditore përfundoi të premten ashtu siç ishte planifikuar. Në këtë ekspozitë morën pjesë rreth 410 dyqane bizhuterish nga e gjithë bota dhe më shumë se 10.000 vizitorë, kanë njoftuar organizatorët.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...