Ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, deklaroi se është duke punuar në atë që Bashkimi Evropian (BE) sërish të hapë kufijtë e saj të jashtëm për turistët, të cilat janë të mbyllur deri më 15 qershor për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për RAI, ministri Di Maio tha se 15 qershori është një datë shumë e rëndësishme për sektorin e turizmit në të gjithë Evropën.
“Dita e lirimit të Evropës për turizmin është 15 qershor. Ne po punojmë që Evropa të punojë sërish bashkërisht”, tha ai.
Ai kujtoi se Gjermania po ashtu mbështet hapjen e sektorit të turizmit më 15 qershor dhe këshillon qytetarët e saj që të udhëtojnë në vendet tjera.
Ai shtoi se do të bisedojë edhe me zyrtarët austriakë me të cilët ata kishin një mosmarrëveshje të caktuar në lidhje me këtë çështje për ca kohë.
“Është me rëndësi të sigurohemi se qytetarët evropianë të mund të sigurtë të vijnë në pushime në Itali. Që të mund të ndihmojmë hotelieritë dhe sipërmarrësit tanë, doemos duhet të shpëtojmë atë që mund të shpëtohet nga sezoni veror”, tha Di Miao.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor