Një biznesmen i krishterë që vepron në Emiratet e Bashkuara Arabe ka ndërtuar një xhami në mënyrë që punonjësit myslimanë, të cilët punojnë për të, të kenë vendin e tyre të lutjes.
Indiani Saji Cheriyan mbërriti në shtetin e Gjirit me vetëm disa qind dirhemë në emrin e tij në vitin 2003. Ai e ndërtoi biznesin e tij gjatë 15 viteve të fundit dhe kur vuri re se punëtorët duhej të merrnin taksi në xhaminë më të afërt, ai vendosi të ndërtonte një për ta, transmeton portali arbresh.info
Xhamia në emiratin e Fujairah është ndërtuar për 1,3 milionë dirhemi (354,000 dollarë) dhe ka vend për 250 adhurues në të njëjtën kohë.
Oborri mund të strehojë edhe 700 persona tjerë.
Puna e ndërtimit filloi më shumë se një vit më parë dhe xhamia më në fund ka përfunduar në ditën që filloi Ramazani.
Biznesmeni, i cili ka një vlerë neto prej rreth 18 milionë dollarësh, tha se ai e quajti atë Mariam, Umm Eisa (Maria, Nëna e Jezusit) për nder të një xhamie me të njëjtin emër në Abu Dhabi./arbresh.info/
https://twitter.com/gulf_news/status/996612959466995712?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F427019-christian-builds-mosque-uae%2F&tfw_creator=RT_com&tfw_site=RT_com
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...