Berlin dhe Moska njoftuan se Gjermania ka dhuruar 12 milionë euro për të ndihmuar veteranët e Luftës së Dytë Botërore, por Moska tha se shuma nuk është e mjaftueshme.
Njoftimi erdhi pasi Rusia shënoi 75 vjetorin e përfundimit të rrethimit të Leningradit, Shën Petersburgut të sotëm.
Mediat ruse raportojnë se vendimi u mirëprit nga ministrat e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov dhe Gjermanisë, Heiko Maas.
“Ne, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë, mirëpresim vendimin e qeverisë gjermane, bazuar në pranimin e përgjegjësisë për krimet në ato vite që ka kryer Gjermania, për të treguar një gjest vullnetar njerëzor për viktimat e rrethimit të cilët ende janë gjallë”, thuhet në deklaratën e dy ministrave.
Donacioni prej 12 milionë eurosh do të përdoret për modernizimin e spitaleve për veteranët e luftës dhe themelimin e qendrës gjermano-ruse.
Lavrov dhe Maas janë të bindur se ky gjest do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të jetesës së viktimave të rrethimit dhe do t’i shërbejë pajtimit historik ndërmjet popujve të të dyja vendeve, i cili është thelbësor për marrëdhëniet dypalëshe në të ardhmen.
Ministria e Jashtme gjermane në përvjetorin e përfundimit të rrethimit të Leningradit theksoi se Gjermania pranon përgjegjësinë e saj për bllokadën./gsh/
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...