Një grua 42 vjeçare është dhunuar dhe shfytyruar me grushte në Sant Andreu de Llavaneras të Barcelonës, dhe ç ‘është më e keqja askush nuk e ndihmoi, përkundër asaj që bërtiste për ndihmë.
Policia është duke kërkuar agresorin, si dhe tre persona të tjerë të cilët nuk dolën në ndihmë të viktimës, sipas La Vanguardia, transmeton portali arbresh.info
Përdhunimi ndodhi në mëngjesin e 28 dhjetorit në afërsi të stacionit të trenit të Sant Andreu de Llavaneres, që ndodhet pranë portit të detit të qytetit.
Policia katalanase ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e sulmit dhe për të identifikuar kryerësin, edhe pse për momentin nuk kanë arrestuar asnjë person.
Në të njëjtën kohë, efektivët janë në kërkim të tre dëshmitarëve që supozohet se kanë parë viktimën teksa përdhunohe, por u larguan nga vendi pa ofruar ndihmë.
E rrahur keq, gruaja mbërriti në këmbë në stacionin e trenit të Sant Andreu, ku u ndoq nga stafi i restorantit dhe u transferua në një qendër spitalore.
Blutë kanë marrë deklarata nga disa dëshmitarë dhe po punojnë për të identifikuar kryerësin e sulmit seksual, për të cilin ata po ashtu pyesin në mjedisin personal të viktimës./Arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok