Demonstruesit ishin mbledhur jashtë një komisariati policor të hënën për të bërë homazhet ndaj viktimës. Familja e tij mohon që ai të ketë sulmuar një oficer policie me gërshërë, në momentin që forcat e rendit i ishin përgjigjur një raportimi për një konflikt brenda familjes.
Hetimet kanë nisur mbi këtë ngjarje, ndërsa Kina ka dorëzuar një notë proteste duke kërkuar mbrojtjen e shtetasve të saj.
Baba i 5 fëmijëve, 56-vjeçari Liu Shaoyo u qëllua për vdekje natën e së dielës në periferinë 19 të Parisit.
Policia thotë se ai kishte sulmuar oficerin me një mjet të mprehtë sapo kishte dalë në derë, por atij i ishte shpëtuar jeta vetëm falë jelekut antiplumb që mbante veshur. Oficeri tjetër e qëlloi për vdekje atë. Por avokati i familjes ngre dyshimet e tij për këtë ngjarje.
Njëra prej vajzave të viktimës tha për median franceze se babai i saj, i cili nuk fliste mirë frëngjisht, kishte shkuar të hapte derën me një palë gërshërë në duar, pasi po përgatiste një vakt ushqimi me peshq. “Ata shembën derën, qëlluan babain, i cili përfundoi në tokë i pajetë”, tha ajo për “Le Parisien”.
Ministria e Jashtme kineze dorëzoi notën e protestës, duke kërkuar një hetim të plotë nga autoritetet franceze, ndërsa kërkoi për shtetasit kinezë “siguri dhe të drejtën për të qenë të mbrojtur”. Por Ministria e Jashtme franceze këmbënguli në përgjigjen e saj se, siguria e shtetasve kinezë në Francë ishte mes prioriteteve të larta kombëtare.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin