Policia ka hedh ujë me presion dhe gaz lotsjellës kundër protestuesve në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, në natën e dytë të trazirave.
Turmat janë të revoltuar pas mbështetjes së një ligji kontrovers të “stilit rus” nga parlamenti i vendit, që do t’i klasifikonte grupet joqeveritare dhe mediatike si “agjentë të huaj” nëse ata marrin më shumë se 20% të fondeve të tyre nga jashtë.
Të mërkurën në mbrëmje, policia shtyu protestuesit që rrëzuan një barrierë metalike jashtë parlamentit. Turmat u urdhëruan të shpërndaheshin dhe disa persona raportohet të jenë plagosur.
Pamjet e shpërndara në mediat vendase tregojnë qindra policë të pranishëm në rrugët e qytetit të mërkurën vonë në mbrëmje, të veshur me helmeta dhe me mburoja. Të paktën një makinë policie ishte përmbysur.
Retë e gazit lotsjellës u ngritën mbi rrugët përreth ndërtesës së parlamentit ndërsa policia u përpoq të shpërndante protestuesit.
Dhjetëra mijëra njerëz iu bashkuan ditës së dytë të protestave në vend. Një ligj i ngjashëm në Rusi është përdorur për të kufizuar ashpër lirinë e shtypit dhe për të shtypur shoqërinë civile.
“Ne mendojmë se qeveria jonë është nën ndikimin rus dhe kjo është shumë gjë e keqe për të ardhmen tonë,” tha Lizzie, një nga shumë studentë që marrin pjesë në protestë.
Protestuesit janë të shqetësuar po ashtu se, nëse ligji miratohet, do të dëmtojë shpresat e vendit për t’u bashkuar me BE-në./A2
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...