Trupat e të paktën 6 personave janë gjetur në zona të ndryshme të qytetit portual meksikan, Acapulco, i goditur prej dekadash tashmë nga krimi i organizuar.
Dy trupa u zbuluan mbrëmjen e së shtunës në bagazhin e një taksie dhe katër të tjerët të dielën në lagje të ndryshme të Acapulcos, ndërsa disa mjete shpërthyese u hodhën në një stacion policie në qytet.
Zona e famshme bregdetare në bregun e Paqësorit ndodhet në shtetin meksikan të Guerrero, një nga më të prekurit nga aktivitetet kriminale të karteleve të drogës. Në vitin 2023, aty u regjistruan rreth 1,890 vrasje./abcnews.al
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...