Dhuna e policisë spanjolle në Kataloni nëpër ballinat e gazetave prestigjioze

10:49 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Shumica dërrmuese e katalanasve që morën pjesë në referendumin e ndaluar kanë votuar në favor të pavarësisë nga Spanja, njofton qeveria katalanase, transmeton portali arbresh.info

Rreth dy milionë katalanas, ose 90.9 për qind e atyre që votuan thanë ‘Po’ në referendumin e së dielës, thanë autoritetet rajonale.

Vetëm 7,87 për qind ose 176,565 votues thanë ‘Jo’ kur u pyetën nëse duan të fitojnë pavarësinë nga Madridi.

Por, qeveria spanjolle për të shmangur votimin në referendum nuk ka kursyer as dhunën.

Ministria e Shëndetësisë në Katalonia ka theksuar se 840 persona janë plagosur gjatë ditës së djeshme, pas përleshjeve mes policisë dhe votuesve.

Ndërsa sot ballinat e gazetave prestigjioze në fokus kishin pikërisht dhunën që u përdor dje.

“Katalonia në krizë”, shkruan the Independent.

Kurse Frankfurter Allgemeine Zeitung thotë “Sonte kujdestar në Kataloni”./arbresh.info/

22207427_1464642453612240_1325511966_n 22171948_1464638360279316_441754669_o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme