Dhoma e Përfaqësuesve votoi të hënën për të tejkaluar veton e Presidentit Trump ndaj projektligjit prej 740 miliardë dollarësh për mbrojtjen, një votë që pasqyron ndarje të thella në Partinë Republikane në javët e fundit të Presidencës Trump.
Me 322 vota pro dhe 87 kundër, ku përfshihen 109 republikanë që votuan për të rrëzuar veton e presidentit, fati i kësaj mase mbetet në dorë të Senatit. Nëse Senati ndjek shembullin e Dhomës së Përfaqësuesve, do të jetë hera e parë që rrëzohet vetoja e Presidentit Trump në katër vjet të mandatit të tij.
Presidenti, i cili është i revoltuar me disa republikanë që kanë përgëzuar si fitues të zgjedhjeve demokratin Joe Biden, i vuri veton projektligjit të mërkurën. Presidenti Trump tha se bllokoi projektligjin sepse donte të anulonte mbrojtjen nga paditë ligjore që gëzojnë kompanitë e medias sociale. Po ashtu presidenti kundërshton klauzolën për të ndryshuar emrat e bazave ushtarake që kujtojnë gjeneralë që luftuan në emër të Konfederatës gjatë Luftës Civile.
Projektligji, i cili përfshin një numër klauzolash për politikat e mbrojtjes dhe një rritje rroge për trupat amerikane, është miratuar pa probleme çdo vit që nga 1961. Projektligji u miratua këtë radhë me vota të mjaftueshme (mbi 2/3 e anëtarëve të Dhomave) që e bënte të pamundur për presidentin t’i vinte veton. Por presidenti gjithsesi i vuri veton duke bërë që projektligji të kthehej në Kongres për një votim për të kapërcyer veton e presidentit.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...