Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tani kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, përjashtuan të enjten demokraten Ilhan Omar nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë, si pasojë e komenteve të saj që u cilësuan si anti-semite.
Argumenti për përjashtimin e Omar kishte të bënte me disa komente që ajo shkroi në vitin 2019, përmes një postimi në Twitter, ku kishte thënë se “lobi izraelit në politikën amerikane është i motivuar nga paratë dhe jo nga parimet”.
Omar dhe demokratët tjerë thanë se komentet ishin bërë vite më parë dhe se ajo i ka fshirë postimet dhe ka kërkuar falje në atë kohë.
“Udhëheqja dhe zëri im nuk do të dobësohen nëse nuk jam në këtë komision. Zëri im do të bëhet gjithnjë e më i fortë”, tha Omar pak para se të përjashtohej.
Kjo masë vjen dy vjet pasi demokratët përjashtuan dy republikanë nga komisioni.
Përjashtimi nga Komisioni, i udhëhequr nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin Mçarthy, u konsiderua si “hakmarrje” nga demokratët.
Në vitin 2021 demokratët kishin përjashtuar republikanët Marjorie Taylor Greene dhe Paul Gosar nga komisionet pas disa komenteve që kishin të bënin me vaksinat kundër COVID-19 dhe video të shpërndara në rrjete sociale që simulonin vrasjen e një anëtareje demokrate./rel
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...