Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e udhëhequr nga demokratët ka votuar të martën në mbrëmje për të miratuar një projektligj rreth 40 miliardë dollarë për t’i ofruar ndihmë Ukrainës, derisa ajo vazhdon të përballet me sulmet e Rusisë.
Kjo më pas do të duhet të miratohet nga Senati amerikan përpara se të shkojë te presidenti Joe Biden për t’u nënshkruar si ligj.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, kishte deklaruar se ata do të veprojnë me shpejtësi për ta miratuar këtë projektligj dhe me pas ta dërgojnë në tryezën e Bidenit.
Ndihma për Ukrainën ka qenë një pikë e rrallë që demokratët dhe republikanët janë bërë bashkë për një gjë.
Projektligji që e miratoi Dhoma e Përfaqësuesve parashikon fonde për një listë të gjatë prioritetesh, duke përfshirë ndihmën ushtarake dhe humanitare, shkruan CNN./arbresh.info/
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...