Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e ka miratuar të martën një projektligj të përkohshëm për shpenzime që do të shmangte mbylljen e Qeverisë amerikane.
Projektligji është miratuar nga të dyja partitë.
Projektligji, i cili do ta mundësojë rrjedhjen e fondeve qeveritare deri në mesin e muajit janar, tani shkon për miratim në Senat, ku liderët demokratë dhe ata republikanë kanë ofruar mbështetjen e tyre.
Për ta parandaluar mbylljen, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, duhet ta miratojnë legjislacionin, që duhet nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden në ligj, para se vendimi për fondet aktuale për agjencitë federale të skadojë në mesnatën e së premtes.
Vota e së martës ka qenë fitore për udhëheqësin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, i cili është përballur me kundërshtime nga disa republikanë, në tentimin e parë për këtë votim.
Johnson është zgjedhur në pozitën e udhëheqësit më pak se tri javë më parë, pasi disa javëve të kaosit në Dhomën e Përfaqësuesve, në tentim e sipër për të pasur lider.
Lideri i shumicës në Senat, demokrati Chuch Schumer, ka thënë përmes një deklarate se është gëzuar që projektligji ka ecur përpara “me mbështetje të fortë dypartiake”, duke shtuar se ai do të punojë me republikanin në Senat, Mitch McConell, për ta miratuar atë “sa më shpejt që është e mundur”.
Projektligji aktual do t’iu japë më shumë kohë ligjvënësve që t’i analizojnë hollësitë për financat e vitit të ri buxhetor, të cilat përfshijnë gjithçka prej ushtrisë e deri te hulumtimet shkencore.
Paraardhësi i Jonhsonit si udhëheqës i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, është shkarkuar nga kjo pozitë prej republikanëve, pasi në një votim të ngjashëm në shtator ai është varur nga votat e demokratëve për ta shmangur mbylljen qeveritare.
Mirëpo tani disa republikanë kanë thënë se projektligji që është miratuar, është më i mirë sesa opsionet tjera.
“Nuk është ideal”, ka thënë republikani Mike Garcia.
“Mirëpo mbyllja është shumë më e keqe”.
Në projektligjin e miratuar parashihen fonde për ushtrinë, përfitime për veteranët, transport, banim, zhvillim urban, bujqësi, për programet e energjisë dhe ujit, dhe për Administratën amerikane për Ushqim dhe Ilaçe deri më 19 janar.
Fondet për operacionet tjera qeveritare parashihen të skadojnë më 2 shkurt./REL/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...