Google ADS

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së voton pro ndalimit të importit të naftës nga Rusia

07:45 | 10 Mars 2022
S D

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara kanë votuar pro ndalimit të importit të naftës, vajit dhe qymyrit nga Rusia.

Me një shumicë votash nga dyja partitë demokrate dhe republikane, përfaqësuesit i dhanë dritën jeshile këtij ndalimi.

Po ashtu projektligji parasheh edhe rishikimin e rolit të Rusisë brenda Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ndërkaq parashihet edhe riautorizimi i Aktit Magnitsky për të forcuar sanksionet ndaj Rusisë për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Rezultati i votimi të së mërkurës ishte 414 pro dhe 17 kundër duke përfshirë dy përfaqësues demokrat, Cory Bush dhe Ilhan Omar, që përfaqësojnë Missourin respektivisht Minnesotan.

Kundër votuan po ashtu edhe 15 përfaqësues nga ana e republikanëve.

Siç raporton CNN votimi u zhvillua të mërkurën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme