Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan të shtunën se sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë lënë të vrarë të paktën 120 persona gjatë 48 orëve të fundit. Sulmet, sipas tyre, kanë goditur edhe një spital në skajin më verior të rajonit, duke plagosur personel mjekësor dhe dëmtuar pajisjet spitalore. Njoftimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Mes të vrarëve ishin shtatë pjesëtarë të së njëjtës familje, shtëpia e të cilëve u godit gjatë natës në periferinë Zeitun, në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Të tjerët, sipas autoriteteve, u vranë në sulme të ndryshme në qendër dhe jug të Gazës.
Në të njëjtën kohë, trupat tokësore izraelite depërtuan më në thellësi, ndërsa vazhduan sulmet ajrore në skajin më verior të rajonit, ofensiva kryesore që prej fillimit të muajit të shkuar.
Ushtria iztraelite thotë se synon të pengojë që luftëtarët e Hamasit të kryejnë sulme dhe të rigrupohen në zonë. Banorët lokalë thonë se druhen se qëllimi i sulmeve është shpopullimi i përhershëm i pjese të territorit.
Ndërkohë, autoritetitet shëndetësore të Libanit njoftuan se sulmet ajrore izraelite vranë së paku 15 vetë dhe plagosën dhjetra të tjerë në qendër të Bejrutit, ndërsa diplomatët vazhdojnë përpjekjet për armëpushim.
Ministria e Shendetësisë së Libanit tha të shtunën se bilanci i viktimave mund të shtohet ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja për të gjetur mbijetuarit. Për identifikimin e viktimave po kryen teste te AND-së. Ministria tha se 63 vetë u plagosën në valën e katërt të sulmeve ajrore në kryeqytetin e Libanit në më pak se një javë. Njoftimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur./VOA
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën