Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur si pasojë e një numri tornadosh të premten në mbrëmje në disa shtete amerikane, duke shkaktuar shkatërrim nga kushtet e pazakonta të motit, transmeton VOA.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear i tha stacionit televiziv lokal WLKY se të paktën 50 persona “ka gjasa” të kenë vdekur, duke shtuar se parashikon që numri të rritet. Zoti Beshear shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka aktivizuar Gardën Kombëtare të Kentakit si edhe ka dislokuar policinë e shtetit.
Në Edwardsville, policia e Ilinoit tha në një deklaratë të publikuar në Facebook se moti i keq shkaktoi “një shembje të pjesshme të ndërtesës” së një magazine të kompanisë Amazon dhe aktualisht po zhvillohet një operacion shpëtimi.
Një tornado goditi gjithashtu një azil të moshuarish në Monette në Arkansanë veriore, por nuk dihen ende përmasat e dëmeve.
Zyrtarët thanë se tornadot përshkuan të paktën pesë shtete, Arkansa, Ilinoi, Kentaki, Mizuri dhe Tenesi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...