Të paktën 11 ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me bombë vetëvrasëse në një bazë ushtarake në Swat Valley.
Ushtria e Pakistanit përmes një deklarate ka thënë se sulmuesi ka hedhur veten në ajër gjatë ditës së sotme, në “zonën sportive”, ku ushtarët mund të luajnë volejboll derisa i shikojnë civilët.
Zëdhënësi i ushtrisë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet.
Talibanët kanë pretenduar se kanë kryer sulmin, duke e cilësuar incidentin “sulm hakmarrës”.
Kryeministri pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi, e ka konsideruar incidentin “sulm frikacak” dhe ka premtuar se do të çrrënjosë “gjurmët e fundit” të terrorizmit në Pakistan./rel/
Bellingham shënon për epërsinë e Realit
Kurti në Ferizaj: Vazhdojmë cep më cep drejt 9 shkurtit për ...
Presidentja Osmani pret nesër në takim zyrtarin amerikan
Prishtina siguron fitoren e radhës e mposht Prizrenin në udh...
Vëllaznimi “demolon” Pejën në Gjakovë dhe e bara...
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit