Tre shpërthime në dy qytete të mëdha të Pakistanit kanë lënë së paku 35 njerëz të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.
Autoritetet njoftuan për 11 veta të vrarë, përfshirë pesë policë, dhe 20 të plagosur nga shpërthimi i makinës bombë në qytetin Kueta – kryeqytet i provincës Baluçistan.
Përgjegjësinë për këtë sulm e morën edhe militantët e Shtetit Islamik, edhe një fraksion i talibanëve që e quan veten Jamat-ul-Ahrar.
Disa orë pas sulmit në Kueta, dy shpërthime të njëpasnjëshme në një treg të qytetit Paraçinar lanë të vrarë së paku 24 veta dhe të plagosur mbi 80.
Administratori i qeverisë, Zahid Hussain, tha se shumica e viktimave në Paraçinar janë nga pakica shiite e Pakistanit.
Paraçinar është qyteti kryesor i rajonit fisnor Kumar të Pakistanit, që ndodhet përgjatë kufirit me Afganistanin.
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS