Dhjetëra të vrarë nga sulmi në një xhami në Kabul

18:39 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Së paku 20 njerëz janë vrarë pasi militantët kanë sulmuar një xhami shiite në Kabul të Afganistanit.

Mohammad Salim Rasouli, shef i spitaleve në Kabul, tha se së paku 50 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve fëmijë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish, i tha Radios Evropa e Lirë se “një sulm terrorist” ka ndodhur në Xhaminë Imam Zaman, ku besimtarët ishin mbledhur për të falur xhumanë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Zëdhënësi i policisë në Kabul, Abdul Basir Mujahid, tha se sulmuesi vetëvrasës e ka hedhur veten në erë brenda xhamisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme