Të paktën 49 civilë dhe 15 ushtarë kanë humbur jetën në 2 sulme terroriste në shtetin afrikan të Mali.
Sipas njoftimit nga ushtria e Malit, një varkë pasagjerësh mbi lumin e Nigerit që kalon në rajonin e Timbuktu është sulmuar me raketë.
Në varkën e cila u qëllua me 3 raketa humbën jetën 49 persona. Sipas lajmeve në mediat lokale në varkë ndodheshin 300 persona dhe ka arritur t’i afrohet bregut pavarësisht dëmeve serioze.
Ndërkohë 15 ushtarë humbën jetën në një sulm ndaj ushtarëve në provincën Bamba të rajonit Gao. Qeveria njoftoi se duke filluar nga mesnata e 8 shtatorit është shpallur 3 ditë zie.
Përgjegjësinë mbi sulmet u morën përsipër nga Jama’at Nasr al-Islam wal Muslimin (JNIM), krahu i Al-Kaedës së Magrebit (AQIM) përgjegjës për Sahelin./abcnews
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...