Policia i tha Radios Evropa e Lirë se ka arrestuar 66 protestues.
Partia Republikane e Armenisë, e cila udhëhiqet nga Sarkisian, i kërkoi Pashinianit të angazhohet në dialog, duke e paralajmëruar se “nuk është në rregull të vazhdojë të abuzojë me vullnetin dhe durimin politik të qeverisë”.
Shtetet e Bashkuara u kërkuan të dyja palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, ndërsa Rusia tha se ligjet nuk duhet të thyhen.
Protestat e reja u zhvilluan një ditë pasi parlamenti e votoi Sarkisianin për kryeministër, duke forcuar dominimin e vazhdueshëm të tij pas një dekade si president./REL