Afro 73 mijë pjesëtarë të komunitetit mysliman, Rohingia, janë detyruar të largohen nga dhuna në Mianmar (vend i njohur edhe me emrin Birmani) në Bangladeshin fqinj, ka njoftuar sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.
Kjo pakicë myslimane e ka kaluar kufirin prej shpërthimit të dhunës më 25 gusht në shtetin Rakhine në Mianmar, tha zëdhënësja e Komisionarit të lartë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Vivian Tan.
Zyrtarët e sigurisë së Birmanisë dhe kryengritësit Rohingia, kanë bërë akuza reciproke për kryerje të masakrave.
Ushtria tha se afro 400 vetë, shumica prej tyre kryengritës, janë vrarë gjatë përleshjeve të fundit.
Refugjatët i kanë akuzuar forcat e sigurisë dhe turmat budiste, për kryerjen e sulmeve kundër civilëve, djegien e shtëpive të tyre dhe dëbimin nga shteti, Rakhine.
Grupi Human Rigjhts Watch, me seli në Nju Jork, i ka transmetuar pamjet e reja satelitore nga Mianmari, për të cilat ky grup thotë se tregojnë se më se 700 shtëpi janë shkatërruar në një fshat në Rakhine.
Tensionet ndërmjet myslimanëve Rohingia dhe budistëve kanë shpërthyer në kryengritje të përgjakshme në vitin 2012, me ç’rast më se 100 mijë pjesëtarë të komunitetit Rohingia, ishin detyruar të strehoheshin në kampe. /REL/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...