Rreth 20 mijë izraelitë kanë protestuar në Tel Aviv kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë izraelitë, i cili është duke u akuzuar për korrupsion dhe për shpërdorim detyre.
Kjo është protetsa më e madhe kundër Netanyahut, i cili mohon të gjitha akuzat, shkruan “reuters”, transmeton portali arbresh.info
Udhëheqësi i Izraelit dyshoher për përfshirje në dy raste. E para ka të bëjë më marrjen e dhuratave nga biznesmenet e pasur dhe e dyta përfshin negocimin e një marrëveshje me një pronar të gazetës, i cili “kishte obligim” që të shkruante vetëm lajme të mira për kryeministrin.
Protesta e së shtunës u nxit nga një projekt-ligj që pritej të ratifikohej nga parlamenti javën e ardhshme, gjë që do të detyronte policinë që të publikojë gjetjet e saj në dy hetime të Netanyahut.
Netanyahu e ka quajtur hetimin “gjueti shtrigash”, ndërsa ka theksuar se ai “është vetëm një viktimë e politikës së egër”./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...