Dhjetëra jazidi të skllavëruar nga ISIS janë liruar

20:36 | 30 Prill 2017
Trina Galanxhi

Tridhjetë e gjashtë anëtarë të pakicës fetare Jazidi janë të lirë pas gati tre vitesh skllavërimi nga militantët e Shtetit Islamik.

Ata janë dërguar në qendrat e OKB-së në Dohuk, në Irakun verior, transmeton portali arbresh.info.

Ende mbetet e paqartë nëse ata janë liruar, apo nëse janë arratisur, pasi OKB-ja nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me rastin, për t’iu shmangur rrezikimin e personave të tjerë që mbahen nga ISIS-i.

ISIS ka vrarë dhe ka skllavëruar mijëra jazidi pas kapjes së qytetit verior në Irak, Sinjarit në vitin 2014.

36 të mbijetuarit përfshijnë burra, gra dhe fëmijë të skllavëruar, tha Zyra e OKB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme