Organizatat e gazetarëve kanë njoftuar se autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar rreth 70 gazetarë, të cilët kanë raportuar për mashtrime në zgjedhjet presidenciale të kësaj jave dhe zemërimin pasues të publikut.
“Që nga e enjtja, 23 gazetarë mbeten në paraburgim”, sipas ”Reporterëve pa Kufij”, që citoi Shoqatën Bjelloruse të Gazetarisë.
Sipas deklaratës, njerëzit që punonin si reporterë u arrestuan në mënyrë të rastësishme, u rrahën dhe nganjëherë u izoluan edhe për periudha të gjata.
Ka raportime për 29 raste për dhunë policore ndaj gazetarëve, me të paktën shtatë lëndime të rënda.
“Një persekutim i tillë i medias në Europë është plotësisht i papranueshëm”, tha zëvendësdrejtoresha e ”Reporterëve pa Kufij”, Catherine Monnet, në një deklaratë. /ATSH/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...