Dhjetëra gazetarë nga mediat Perëndimore dhe ato kineze kanë arritur në Korenë Veriore të martën për të qenë dëshmitar në mbylljen e zonës së testimeve bërthamore.
Koreja Veriore ka ftuar një mori mediash për të dëshmuar mbylljen e zonës Punggye-ri këtë javë mirëpo jo edhe ekspertë teknikë, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për “mbyllje të përhershme dhe të pakthyeshme e cila mund të inspektohet plotësisht”.
Oferta e Koresë Veriore të izoluar për të mbyllur zonën e testimeve bërthamore është konsideruar kyçe drejt rrugës së pajtueshmërisë, pas disa muajsh tensione në mes të Phenjanit dhe Shteteve të Bashkuara.
Sidoqoftë ambienti i përmirësimit të marrëdhënieve diplomatike është dëmtuar pasi Koreja Veriore ka kërcënuar javën e kaluar me tërheqje nga samiti i planifikuar më 12 qershor në Singapor në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.
Gazetarë nga Associated Press, CNN, CBS, Russia Today dhe media shtetërore kineze kanë qenë në mesin e personave që kanë udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit drejt Koresë Veriore.
Një numër i madh i organizatave mediale kanë kërkuar që të jenë pjesë e mbylljes së kësaj zone, mirëpo të njëjtave u janë refuzuar kërkesat.
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat