Një grup i madh emigrantësh nga Amerika Qendrore, që autoritetet e SHBA-ve i ndanë nga fëmijët e tyre vitin e kaluar kur kaluan kufirin meksikan, hynë përsëri në Shtetet e Bashkuara dje, duke kërkuar strehim dhe ribashkim me fëmijët e tyre.
Reuters raportoi se dhjetëra vetë hynë në Shtetet e Bashkuara në kalimin kufitar ndërkombëtar nga Mexicali i Meksikës, në Calexico të Kalifornisë, ku u pritën nga agjentë doganorë amerikanë dhe Patrulla Kufitare (CBP).
Prindërit, dukshëm nervozë, kaluan urën për këmbësorë, disa me fëmijë dhe me valixhe, ndërsa shoqëroheshin nga avokatë nga grupi i mbrojtjes së emigracionit, Al Otro Lado.
“Kjo është një fitore e madhe për këto familje, por kjo luftë nuk ka mbaruar derisa ata të ribashkohen me fëmijët e tyre”, tha Erika Pinheiro, gjyqtare dhe drejtori i politikave të Al Otro Lado.
Familjet, të cilët mbërritën në Meksikë, të ndihmuar nga Al Otro Lado, që do të thotë “Nga ana tjetër”, shpresojnë të paraqesin rastet e tyre tek autoritetet e SHBA dhe të ribashkohen me fëmijët e tyre.
Në një goditje mbi imigracionin e paligjshëm nga administrata e Presidentit Donald Trump, zyrtarët e SHBA kanë ndarë mijëra fëmijë nga prindërit emigrantë, të cilët kanë kaluar nga Meksika në Shtetet e Bashkuara. Shumë u vendosën në kampet e paraburgimit para se të ribashkohen me prindërit e tyre.
Prindërit e tjerë u deportuan në Amerikën Qendrore pa fëmijët e tyre, disa prej të cilëve u dërguan më vonë për t’u strehuar nëpër shtëpitë, ose për të jetuar me të afërmit në Shtetet e Bashkuara.
Inspektori i përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore tha në një raport të janarit se administrata filloi të rritë ndarjet në vitin 2017. Ata u përshpejtuan në 2018 pasi Trump implementoi një politikë “zero tolerancë” për ndjekjen penale dhe burgimin e kalimtarëve të paligjshëm të kufirit.
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant
Izmir Zeqiri me shaka: Njihem si Obama i Kosovës
Protesta në Novi Sad: Kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e ...
Kurti: Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, kërkoj...