10 persona, mes të cilëve 5 fëmijë të moshave nga 3 në 15 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë në periferi të Lionit.
14 persona të tjerë mbetën të plagosur, 4 prej të cilëve rëndë, si pasojë e flakëve që ranë në qytezën Vaulx en Velin, një nga zonat më të varfra të qytetit francez.
Zjarri në katin e parë të godinës 7-katëshe, në një bllok apartamentesh të ndërtuara në vitet ’60, dhe më pas u përhap me shpejtësi në katet e sipërme, duke mbushur shkallët me tym.
Bëhet fjalë për një ndër tragjeditë më fatale që verifikohet në një rezidencë në vitet e fundit, edhe pse në Francë janë regjistruar një seri ngjarjesh të ngjashme.
Media dhe gazetarë të ndryshëm e raportuan ngjarjen përmes postimeve në rrjetet sociale.
Zjarri u raportua tek shërbimet e emergjencës në orët e para të mëngjesit.
Për shuarjen e tij u angazhuan 170 zjarrfikës dhe 65 makina zjarrfikëse.
Zyra e prokurorit të Lionit ka hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e rënies së zjarrit, pa përjashtuar asnjë pistë, përfshirë atë të zjarrvënies së qëllimshme./euronews.al/
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?