“760 ditë luftë në shkallë të gjerë. Më shumë se dy vjet realitet i zymtë i asaj që sistemi i Putinit sjell në botë. Rrënojat kanë mbetur në vend të qyteteve dhe fshatrave. Dhimbje dhe vdekje në vend të jetës. Terror në vend të ligjit ndërkombëtar”.
Kështu ka shkruar mbrëmjen e së dielës në Telegram, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Më tej, ai shtoi duke shkruar se: “Ukrainasit mbrojnë me guxim vendin e tyre dhe do të vazhdojnë ta mbrojtjen atë. I jam mirënjohës të gjithë atyre në mbarë botën që ndihmojnë shtetin tonë dhe popullin tonë. Falënderoj të gjithë ata që në thelb i quajnë gjërat me emrin e tyre dhe nuk lejojnë Rusinë të mashtrojë botën me propagandë dhe të pushtojë me shantazh”.
Ndërkohë, në ditën e 760 të luftës, sulme të ashpra me raketa e dronë janë regjistruar mes Ukrainës dhe Rusisë, ndërkohë që një tryezë bisedimesh për paqe ende nuk shihet në horizont.
14 avionë bombardues rusë Tu-95MS kanë fluturuar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit mbi Ukrainë dhe kanë hedhur raketa në disa qytete, me objektiv kryesor Kievin.
Aviacioni ukrainas bën me dije se ka qenë në gjendje alarmi për disa orë, teksa konfirmon se pjesa më e madhe e këtyre raketave u shkatërruan nga sistemi mbrojtës. Autoritetet konfirmojnë për Ukrainska Pravda se ky ishte sulmi i tretë radhazi i përmasave të mëdha kundër Ukrainës në 4 ditët e fundit./A2CNN
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...