Dhëndri nga India ndërron jetë nga coronavirusi dy ditë pas martesës, ku madje 95 dasmorë janë infektuar me virusin vdekjeprurës.
30-vjeçari emri i të cilit nuk është zbuluar, kishte pasur paraprakisht simptomat e COVID-19 dhe ndihej i sëmurë kur u martua në një fshat të Indisë në afërsi të Patnes,
Kur zyrtarët kontaktuan familjarët që ishin në dasmë, zbuluan se 15 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit. Aty janë testuar edhe 80 dasmorë tjerë që gjithashtu rezultuan pozitiv.
Në anën tjetër, është konstatuar se nusja nuk është infektuar me COVID-19. E zyrtarët kanë njoftuar se dasma e mbajtur më 12 maj, ka thyer rregullat e vëna nga qeveria që ndalonte organizimin e dasmave.
Ajo çfarë e bën më të rëndë rastin, është fakti që dasma u mbajt pavarësisht se dhëndri më herët kishte pasur simptoma dhe ishte i sëmurë.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...