Jared Kushner, këshilltari dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka takuar në Arabinë Saudite princin e kurorës, Mohammed bin Salman, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ky takim është i pari pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Kushner është pjesë e delegacionit i cili aktualisht është në një turne shtatë ditor në Lindjen e Mesme, që përbëhet nga përfaqësuesi i posaçëm për negociatat ndërkombëtare, Jason Greenblatt dhe përfaqësuesi i posaçëm për Iranin, Brian Hook.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Kushner dhe delegacioni amerikan është takuar me princin saudit dhe babain e tij, mbretin Salman bin Abdulaziz al-Saud, ku diskutuan bashkëpunimin midis Riadit dhe Uashingtonit, përpjekjet për të krijuar paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve, si dhe investimet ekonomike në rajon.
Thuhet se turneu i Kushner-it ka për qëllim të njoftoj aleatët rajonalë të SHBA-ve për të ashtuquajturën “marrëveshje të shekullit” të presidentit amerikan, Donald Turmp, një plan dytësor për të arritur një zgjidhje paqësore mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Udhëtimi i delegacionit vjen në mes të shqetësimeve në rritje midis ligjvënësve amerikan, për shkak të mungesës së përgjigjes nga administrata e Trump-it mbi vrasjen e gazetarit saudit, Khashoggi. Më herët këtë muaj, Trump refuzoi të dërgoj raport në Kongres lidhur me atë se kush ishte përgjegjës për vrasjen e Khashoggi-t.
Më 2 tetor të vitit të kalaur, Khashoggi u vra brutalisht brenda Konsullatës Saudite në Stamboll pak pasi hyri në godinën diplomatike. Riadi fillimisht mohoi ndonjë rol në vrasjen e gazetarit saudit dhe më vonë përgjegjësinë e vrasjes e hodhi mbi një operacion të kryer nga agjentë mashtrues.
Në muajin nëntor, The Washington Post raportoi se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) me besim të lartë konkludoi se princi i kurorës saudite urdhëroi vrasjen e Khashoggi-t.
Megjithatë, Trump dhe administrata e tij vazhdimisht janë shmangur nga hedhja e ndonjë faji mbi princin e kurorës.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist