Komiteti i Inteligjencës së Senatit të SHBA-ve, planifikon të marrë në pyetje dhëndrin e presidentit Donald Trump, Jared Kushner, në kuadër të hetimeve në lidhjet ndërmjet bashkëpunëtorëve të Trump dhe zyrtarëve rusë, shkruan të hënën “New York Times”.
Kushner, këshilltar i Trump gjatë kampanjës presidenciale, ndërsa tash edhe në Shtëpinë e Bardhë, është personi më i afërt me presidentin amerikan, i cili do të merret në pyetje në lidhje me rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.
Ai do të merret në pyetje në lidhje me dy takime me të dërguarin rus Sergej Kisljak në Trump Tower në Nju Jork në dhjetor të vitit të kaluar dhe për takimin me drejtorin e bankës shtetërore për zhvillim, shkruan gazeta duke iu referuar burimeve në administratë dhe në Kongresin amerikan.
“Vneshekonombank” është njëra nga bankat, të cilat janë në listën e sanksioneve të administratës së Barack Obama më 2014, pasi që Rusia aneksoi Krimenë.
Zëdhënësja e Trump, Hope Hicks ka thënë se Kushner gjatë kampanjës presidenciale është takuar me zyrtarë të shumtë të vendeve të huaja.
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...